Kapen mallra të kontrabanduara me vlerë rreth 18 mijë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë. Ata konstatuan se vetura mbante mall të kontrabanduar me vlerë prej 18 mijë eurosh





Mall i kontrabanduar në vlerë rreth 18 mijë euro është identifikuar në fshatin Sadovinë, përkatësisht në regjionin e Vitisë.

Në një komunikatë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka bërë të ditur se njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë, dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë, kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduara.

“Në regjionin e Vitisë, saktësisht, në fshatin Sadovinë njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, kanë identifikuar një automjet transportues të dyshimtë, dhe pasi kanë arritur ta ndalojnë kanë vërtetuar se ai automjet ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar si në vijim:

– Ekrana për telefona të mençur

-Iphone X, 11Pro, Xmax = 1110 copë

-Samsung J6, A, M, S = 844

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë 18,079.10 Euro”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se rasti është referuar te hetimet për trajtim të metejshëm.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika