Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një tentativë për futjen e mallrave të padeklaruara në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në vlerë prej 3,264 eurosh.

Sipas njoftimit, dy udhëtarë që kishin arritur nga Stambolli u selektuan për kontroll pas analizës së rrezikut nga zyrtarët doganorë.

Gjatë kontrollit me skaner dhe inspektimit fizik të bagazheve, u gjetën mallra të padeklaruara si: produkte kozmetike, ambalazhe me mbishkrime të brendeve të ndryshme, ngjitëse/stikera me përmbajtje komerciale.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht dhe është iniciuar procedura kundërvajtëse ndaj udhëtarëve.