Kapen në Britani lëndë shpërthyese pranë një baze ajrore që përdoret nga forcat amerikane

Policia në Anglinë perëndimore ka njoftuar se disa burra janë arrestuar nën dyshimin për veprime të paligjshme që përfshijnë lëndë shpërthyese, pranë një baze ajrore që përdoret shpesh nga forcat amerikane.

Një sërë objektesh janë evakuuar në zonën e Whelford-it në Gloucestershire, në Anglinë jugore, “pas shpalljes së një incidenti madhor”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Whelford-i ndodhet pranë bazës së Forcave Ajrore Mbretërore në Fairford, e cila është përdorur nga bombarduesit amerikanë të përfshirë në konfliktin me Iranin.

“Ekipi i specializuar i ushtrisë për asgjësimin e mjeteve shpërthyese po kontrollon aktualisht disa automjete. Banorët vendas po evakuohen drejt një qendre rekreative aty pranë,” thuhet në deklaratë.

“Aktualisht është vendosur një kordon sigurie, por duam t’i sigurojmë njerëzit se besojmë që situata lidhur me këtë incident është nën kontroll,” deklaroi policia e Gloucestershire-it.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika