Kapen një grup sirianësh që lëviznin ilegalisht në Skenderaj
Një grup sirianësh të cilët po lëviznin në mënyrë ilegale në Skenderaj janë kapur nga Policia e Kosovës. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Policia i ka ndaluar disa sirianë. Më pas, ka ardhur Njësia e Migracionit prej Prishtinës dhe tani, të njëjtit po mirren […]





Një grup sirianësh të cilët po lëviznin në mënyrë ilegale në Skenderaj janë kapur nga Policia e Kosovës.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Policia i ka ndaluar disa sirianë. Më pas, ka ardhur Njësia e Migracionit prej Prishtinës dhe tani, të njëjtit po mirren me ta”, ka deklaruar Zahiti.
Ndërkaq, lidhur me numrin e tyre, Zahiti ka thënë se nuk dihet akoma.




















