Kapen produkte mjekësore të padeklaruara në vlerë mbi 26 mijë euro
Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në Zyrën Doganore të Brendshme në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë të një mauneje. Gjatë kontrollit, një shtetas i huaj është vërejtur duke nxjerrë dy pako nga kabina e mjetit transportues që ndodhej në procedurë doganore. Në to janë gjetur […]
Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të tentimit për futje të mallrave të padeklaruara në Zyrën Doganore të Brendshme në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë të një mauneje.
Gjatë kontrollit, një shtetas i huaj është vërejtur duke nxjerrë dy pako nga kabina e mjetit transportues që ndodhej në procedurë doganore.
Në to janë gjetur gjithsej 896 copë produkte të llojit “MOSPORT 500”, të cilat përdoren për trajtime mjekësore.
Pas verifikimeve, është konstatuar se siguria e mjetit doganor nuk ishte e dëmtuar dhe ai ka qenë nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Vlera e përgjithshme e mallit të padeklaruar vlerësohet rreth 26,700 euro. Dogana ka ndaluar përkohësisht mallin dhe ka nisur procedurat ligjore ndaj rastit.















