Në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, zyrtarët kanë gjetur një pako me kanabis me peshë 1 kilogram në një prej dërgesave postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës, e cila e ka identifikuar personin që do ta pranonte pakon dhe i njëjti është ndaluar.
“Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA, në një pako, është hasur në substancë narkotike Kanabis sativa me peshë neto 1 kg. Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos), i cili është ndaluar”, thuhet në njoftim.