Kapet automjeti me targa serbe me cigare të kontrabanduara në Leposaviq

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, në të cilin janë gjetur cigare të dyshuara si të kontrabanduara.

Rasti ka ndodhur më 24 shtator, në fshatin Bare të Komunës së Leposaviqit, në vijën kufitare me Serbinë, gjatë një operacioni të njësive policore nga Departamenti për Kufi për mbikëqyrjen e shtuar të vijës kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare.

Sipas Policisë, automjeti drejtohej nga një shtetas i Serbisë.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara, përkatësisht 34 pako me nga 50 shteka cigare të llojeve të ndryshme, si dhe 50 shteka cigare të një lloji tjetër.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa cigaret e sekuestruara i janë nënshtruar procedurave të mëtejshme.

Policia e Kosovës ka thënë se mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare dhe në vënien e kryesve të veprave penale para përgjegjësisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika