Kapet drogë në vlerë rreth 15 mijë euro në Prishtinë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar dhe ka sekuestruar drogë me vlerë rreth 15 mijë euro, gjatë një operacioni policor të koduar ‘Blloku’.

Sipas njoftimit, operacioni u realizua pas informacioneve se disa individë po merreshin me shitjen e narkotikëve.

Më 24 mars, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, pas një pune operative, ka ndaluar një automjet në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ku ndodheshin dy të dyshuar kosovarë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 10.4 gram marihuanë, dhe dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor.

Operacioni ka vazhduar për të identifikuar një veturë të dytë dhe dy persona të tjerë të përfshirë në rast. Pavarësisht përpjekjes për t’u arratisur, dy të dyshuarit e tjerë janë arrestuar pas hedhjes së një sasie prej 420.2 gram marihuane.

Në një kontroll të kryer në banesën e dyshuarve, policia ka sekuestruar: 1063.8 gram marihuanë, 31.8 gram marihuanë tjetër, 22.6 gram kokainë, 3 peshore digjitale.

Vlera totale e substancës narkotike që mund të shitej është vlerësuar të jetë rreth 15 mijë euro.

Njësia e Forenzikës Rajonale ka kryer fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive të gjetura si prova materiale.

Pas intervistimit, dy prej të dyshuarve janë liruar me urdhër të prokurorit, ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Për më tepër, prokurori kompetent është njoftuar për rastin dhe po vazhdon hetimet.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika