Kapet duke transportuar 20 derra pa dokumente në Kllokot

Njësiti policor ka ndaluar një furgon në Kllokot, me të cilin dyshohet se po transportoheshin 20 derra të vegjël pa dokumente përcjellëse.

Rasti ka ndodhur më 5 shtator 2026, rreth orës 09:15. Furgoni me targa vendore drejtohej nga një person mashkull, i cili gjatë kontrollit është hasur duke transportuar kafshët pa dokumentacionin e nevojshëm.

Në konsultim me prokurorin, është iniciuar lënda për rastin. I dyshuari, së bashku me automjetin dhe kafshët, është liruar.

Ndërkohë, me procedurat e mëtejshme lidhur me rastin janë marrë zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Të fundit nga rubrika