Kapet i shumëkërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar për trafikim narkotikësh

Ilustrim

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm gjatë të cilit është arrestuar një person i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Gjermania, i dyshuar për përfshirje në trafikim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është zhvilluar nga Ekipi për Gjurmimin e Personave me fletarrest vendor dhe ndërkombëtar. I dyshuari është identifikuar dhe ndaluar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

Gjatë kontrollit dhe legjitimimit, ai ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër.

Për rastin është njoftuar Prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda, i cili ka marrë vendim për shqiptimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit.

Personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa procedurat e mëtejme ligjore do të vazhdojnë në koordinim me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika