Kapet mbi 129 gram ar i kontrabanduar, ishte fshehur në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut

Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me ar të padeklaruar në pikën kufitare në Hani i Elezit.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të një autobusi të linjës Serbi – Maqedonia e Veriut, autoritetet kanë zbuluar stoli ari të fshehura në çantën e një pasagjereje, si dhe disa rrathë dore e një medaljon ari tek shoferi i autobusit.

Nga ky aksion janë sekuestruar gjithsej 129.76 gram ar, i cili nuk ishte deklaruar.

“Sot, rreth orës 16:10, mbi bazën e informacioneve inteligjente, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë një autobus i linjës së rregullt Serbi – Maqedonia e Veriut, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë (M.L.). Gjatë kontrollit të detajuar, në çantën e një pasagjereje (J.H.) janë zbuluar stoli ari të ndryshme (varëse dhe unaza), të fshehura në një qese të mbyllur. Po ashtu, tek drejtuesi i autobusit janë gjetur të fshehura në xhaketën e tij edhe disa rrathë dore dhe një medaljon ari”.

Ari është konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa vlera e tij pritet të përcaktohet nga njësitë përkatëse.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika