Kapet me drogë një grua në burgun e Dubravës

Një grua është arrestuar të martën në Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi është kapur me pesë gramë kokainë

Policia e Kosoves ka njoftuar se një grua është arrestuar të martën në Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi është kapur me pesë gramë kokainë.

Policia e Kosovës njoftoi se substanca narkotike i është gjetur gjatë kontrollit të saj, derisa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “posedim i substancave narkotike”.

“Një e dyshuar femër kosovare është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika