Kapet me marihuanë në Prishtinë, Policia nis hetimet ndaj të dyshuarit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një të dyshuarit në Prishtinë i është konfiskuar 9.4 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. “Rr.Ndue Përleshi, Prishtinë 14.04.2025-19:00. Raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se një të dyshuarit në Prishtinë i është konfiskuar 9.4 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr.Ndue Përleshi, Prishtinë 14.04.2025-19:00. Raportohet se njësiti policor nga i dyshuari mashkull kosovar ka konfiskuar 9.4 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas burimeve të TV Dukagjinit, i dyshuari me iniciale L.N. është incizuar duke pirë substancë narkotike dhe pamjet janë siguruar nga Policia e Kosovës, e cila ishte një nga pistat për të nisur hetimet kundër tij.















