Kapet në kufi një zyrtar policor, kishte me vete mbi një mijë fishekë
Një zyrtar policor është kapur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, teksa në mënyrë ilegale po barte fishekë gjuetie. Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se, personit në fjalë i janë gjetur, gjithsej, 1074 fishekë të pushkës për gjueti. IPK-ja ka njoftuar se ndaj policit i cili ishte jashtë detyrës zyrtare është rekomanduar […]
Një zyrtar policor është kapur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, teksa në mënyrë ilegale po barte fishekë gjuetie.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se, personit në fjalë i janë gjetur, gjithsej, 1074 fishekë të pushkës për gjueti.
IPK-ja ka njoftuar se ndaj policit i cili ishte jashtë detyrës zyrtare është rekomanduar suspendimi dhe se i është hapur rasti për veprat penale ““Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.















