Kapet një shtetas i Maqedonisë së Veriut për kalim ilegal të kufirit në Han të Elezit

Policia e Kosovës ka ndaluar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 14:00, në Han të Elezit.

“Njësitë policore kufitare kanë ndaluar të dyshuarin, mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut, dhe gjatë legjitimimit është vërejtur se i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me konsultim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për kalim ilegal të kufirit, ndërsa i dyshuari është deportuar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës zyrtare të kalimit kufitar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika