“Kapia”, vendkalimi kufitar që ndanë Svircën në dysh
Policët nuk janë mësuar me vizita të shpeshta. Krejt kjo sepse në pikën kufitare në të cilën ata punojnë nuk është i lejuar kalimi. Kapia e cila e ndanë Kamenicën nga Medvegja tash e disa vite është pikë e pa kalueshme, shkaku që shteti serb nuk e ka zbatuar marrëveshjen për vendosjen e policisë së […]
Policët nuk janë mësuar me vizita të shpeshta. Krejt kjo sepse në pikën kufitare në të cilën ata punojnë nuk është i lejuar kalimi.
Kapia e cila e ndanë Kamenicën nga Medvegja tash e disa vite është pikë e pa kalueshme, shkaku që shteti serb nuk e ka zbatuar marrëveshjen për vendosjen e policisë së saj.
“…do duhej të ishin të rregullta, zyrtare, publike, por ja që nuk e kanë atë status ende…”, kishte deklaruar kryeministri Albin Kurti.
Për veprimin e shtetit serb, kryeministri Albin Kurti foli para disa ditësh, por aty nuk tregoi nëse e ka ngritur së fundmi si temë në dialogun e Brukselit.
Kapia gjendet ne fshatin Svircë, të cilin e ndajnë dy shtete.
Banorët vazhdojnë të qarkullojnë në të dy anët e fshatit, pa ndonjë leje specifike.
Shkëlzen Avdija, i cili përdorë rrugën poshtë kufirit, thotë se ndonjëherë ndihen të rrezikuar.
“Është rrezik se pikë kufitare asaj ane punojnë serbët edhe dihen ato udhët e tyree ka jon. I shohim kamionët ka punojnë. Edhe situata qysh osht dihet që ka diçka. Tybe se di çka me thon. Normal, normal masi atje osht rrezik edhe te na diçka ndodh”, ka thënë Shkëlzen Avdija, Banor i Kamenicës.
Rruga poshtë kufirit frekuentohet edhe nga automjete të ndryshme, të cilat e kanë të lehtë qasjen në dy shtetet.















