Kapiteni i KB Trepçës flet para gjysmëfinales ndaj Prishtinës
Në parket janë dy skuadra. Por, vetëm njëra do e sigurojë biletën për në finale. KB Trepça luan sonte në udhëtim te Prishtina, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit. Për RTV Dukagjinin, në prag të këtij takimi ka folur kapiteni i skuadrës nga Mitrovica, Valdrin Haxhiu. “Për këtë takim jemi përgaitur maksimalisht, gjithçka po shkon […]
Në parket janë dy skuadra.
Por, vetëm njëra do e sigurojë biletën për në finale.
KB Trepça luan sonte në udhëtim te Prishtina, në kuadër të gjysmëfinales së play-offit.
Për RTV Dukagjinin, në prag të këtij takimi ka folur kapiteni i skuadrës nga Mitrovica, Valdrin Haxhiu.
“Për këtë takim jemi përgaitur maksimalisht, gjithçka po shkon sipas planeve. Lajmi më i mirë është se nuk kemi pasur probleme me lëndime dhe përgatitjet kanë shkuar siç duhet”, tha fillimisht ai.
Haxhiu tha se në kryeqytet do të “luftojnë” për çdo top, pasi edhe kundërshtari është mjaftë i fortë.
“Sonte jemi si mysafirë dhe do të ‘luftojmë’ për çdo top. Vetë fakti që jemi në gjysmëfinale është një tregues që nuk ka ekipe të dobëta, andaj duhet angazhim maksimal. Prishtina ka qenë një nga skuadrat më të mira në këtë kampionat dhe do të jetë një ndeshje derbi”, përfundoi kapiteni.
Sa i përket sezonit të rregullt, Prishtina ishte e para në tabelë me 50 pikë, kurse Trepça e katërta, me pesë pikë më pak.

Paraprakisht, “minatorët” e mposhtën Bashkimin në çerekfinale, teksa kryeqytetasit u kualifikuan direkt – për shkak se ishin liderë.















