Kapja e dy të dyshuarve për spiunazh do të çojë në arrestime të tjera, thotë eksperti i sigurisë

Arrestimi i dy të dyshuarve për spiunazh do të çojë në arrestime të tjera, thotë eksperti i sigurisë, Avni Islami

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, e ka komentuar arrestimin e dy personave të dyshuar për spiunazh e që të njëjtit janë me kombësi shqiptare.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, në RTV Dukagjini, Islami ka thënë se arrestimi i dy personave të lartcekur do të çojë edhe në arrestime të tjera.

Kjo, ngase sipas tij, ekziston një rrjet merimangë, të cilin AKI-ja bashkë me Policinë e Kosovës do ta hetojnë.

“Lidhur me lajmin e arrestimit të dy të arrestuarve të dyshuar për spiunazh, që të njëjtit janë shqiptarë, kjo është më tepër brengosëse sesa të arrestoheshin qoftë persona të komuniteteve të ndryshme ose të dyshuar jashtë territorit të Kosovës, siç kemi pasur rastin kur janë arrestuar të dyshuar qoftë serbë apo rusë. Ata dy të dyshuar kanë pasur liri të plotë, kontakte të plota me një numër të madh të rrethit të vet ku jetojnë, shoqërie, dhe kjo mbase e bën më të rrezikshme që ata kanë mundur të çojnë informacionin në destinacionin e caktuar për qëllime të armikut…”, tha ai.

Në këtë rrjet merimangë, AKI-ja dhe policia siç thotë Islami, kanë prova të mjaftueshme.

“Këta dy të dyshuar mendoj që është vetëm një fill i vogël e që unë besoj që institucionet e Kosovës kanë kryer punë profesionale, të jashtëzakonshme, me vetë faktin që këta dy në kohë të caktuar janë arrestuar. Mendoj që do të ketë arrestime edhe në të ardhmen, për shkak se këta dy persona është e pamundur që të kryejnë aktivitetin e vet dhe të kryejnë spiunazh për dikë tjetër, dhe unë besoj që shumë shpejt do të kemi edhe emra të tjerë të arrestimeve, një lloj rrjeti merimangë ku kanë vepruar qoftë në Ferizaj…”, shtoi më tej ai.

“Në aspektin profesional e shkencor është e pamundur që një individ të kryejë operacione aq të mëdha që janë në shërbim të armikut, prandaj arrestimi i tyre do të çojë në arrestime të tjera dhe një gjë e tillë do të bëhet në kohë të duhur të caktuar, kur do të ketë prova të mjaftueshme dhe fakte që do t’i paraqiten prokurorisë”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika