Kartoni i parë i kuq në Katar: Përjashtohet portieri i Uellsit





Në minutën e 86-të pas një përplasjeje me lojtarin iranian, portieri i Uellsit, Wayne Hennessey, ka përfunduar me karton të kuq.

Tashmë përfaqësuesja e Uellsit ka mbetur pa portierin Wayne Hennessey, i cili u ndëshkua me karton të kuq menjëherë pas intervenimit të dhomës së VAR-it.

Jemi në një finale të madhe të ndeshjes mes Uellsit dhe Iranit, janë 10 minutat e fundit plus priten edhe minutat shtesë nga koha e ndalimit, si për Uellsin, ashtu edhe për Iranin.

Rezultati edhe pas 80 minutash lojë vazhdon të jetë baras, 0:0.

Pamje nga përplasja e portierit të Uellsit

Në pjesën e dytë iranianët patën më shumë mundësi për të goditur rrjetën e Uellsit, por rezultati mbeti i njëjtë.

Një nga kundërsulmet e Iranit, ishte kur sulmuesi Mehdi Taremi u fut në zonën e penalltisë së Uellsit dhe e priti topin me këmbën e tij të djathtë derisa kërkonte të bënte një goditje drejt portës, por të pasuksesshme.

Irani në pjesën e dytë kishte rritur besimin për fitore.

Irani në minutën e 58-të kishte goditur dy herë shtyllën dhe më pas disi edhe portierin. Pastaj sulmuesi iranian, Kieffer Moore kishte vetëm një shans për të shënuar me një goditje me kokë.

Mesfushori uellsian, Aaron Ramsey, në minutën e 45-të pati një shans shumë të mirë për të fituar golin e parë, por nuk arriti të shënojë.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika