Kartoni i verdhë i Granit Xhakës po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit

Kartoni i verdhë i Granit Xhakës kundër Leeds është duke u hetuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit, pasi dyshohet se është pjesë e një skandali bastesh

Kartoni i verdhë i mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka kundër Leeds po hetohet nga Agjencia Kombëtare e Krimit mes dyshimeve për një skandal të madh pas aktivitetit të dyshimtë bastesh në rezervimin e tij

Ndëshkimi i çuditshëm me karton i Granit Xhakës kundër Leeds United, në dhjetorin e kaluar është objekt i një hetimi nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Federata e Futbollit (FA), kreu një hetim gjashtë-mujor dhe ia referoi çështjen agjencisë kryesore të krimit të organizuar në vend, një zhvillim që tregon shqetësime serioze për korrupsionin dhe kriminalitetin e mundshëm.

FA hapi hetimin e saj pasi u njoftua për modele të dyshimta bastesh në lidhje me një karton të verdhë të treguar ndaj Xhakës në fund të fitores 4-1 të Arsenalit në Elland Road më 18 dhjetor.

Ylli i Arsenalit , 29 vjeç, u ndëshkua për humbje kohe në minutën e 86-të të ndeshjes së Premier League në Elland Road.
Granit Xhaka duke u ndëshkuar me kartonin e verdhë gjatë lojës kundër Leeds

Xhaka vonoi të realizonte një goditje dënimi me Topçinjtë që e çuan ndeshjen me rezultatin 4-1 në atë moment, duke bërë që gjyqtari Andre Marriner t’i tregojë një karton të verdhë.

Dyshimet u ngritën nga një bast prej 65 mijë funta i vendosur gjatë ndeshjes ndaj Xhakës për t’u ndëshkuar në 10 minutat e fundit.

Ndërsa, raportohet që basti u shoqërua me lojtarin nga një pagesë befasuese prej rreth 250 mijë funta.

Nuk ka pasur asnjëherë ndonjë sugjerim për ndonjë keqbërje nga Xhaka apo ndonjë lojtar tjetër i Arsenalit me hetimin që nuk e ka shqyrtuar sjelljen e mesfushorit.

Në janar, një burim bastesh ka thënë për SunSport, se ky bast është raportuar për të gjithë basteshkruesit, sepse ishte shumë i madh dhe u pagua.

“Hetimi po shikon bastin dhe jo sjelljen e Xhakës, nuk është aspak e pazakontë që ai të marrë kartonin”, deklarata nga burimi i gazetës SunSport, transmeton Portali D.

Sipas gazetës The Mail, Agjencia Kombëtare e Krimit po heton me aksionet prej 65 mijë funtesh shumë më tepër se sa zakonisht vendosen në bastet e kartonit të verdhë, ndërsa shanset për një rezervim në dhjetë minutat e fundit ishin më të mëdha se sa kishin qenë para fillimit.

Basti u bë gjithashtu në një shkëmbim bastesh, i cili u lejon përdoruesve të bastojnë kundër njëri-tjetrit ose të marrin baste nga përdorues të tjerë.

FA gjithashtu nuk ka vendosur të shqyrtojë sjelljen e Xhakës, por ka kaluar të gjitha gjetjet e tyre përkatëse në Agjencinë Kombëtare të Krimit.

Deri tani, mediat angleze nuk raportojnë për nisjen e ndonjë hetimi për vetë mesfushorin e Zvicrës me origjinë shqiptare, por e gjithë dosja u ka kaluar autoriteteve. Sezonin e kaluar Xhaka ka marrë 10 kartona të verdhë dhe 2 të kuq.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika