Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE

Bilall Kasami, lideri i koalicionit VLEN, ka njoftuar se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut tani pritet të shpallë koalicionin e ndryshimit me partinë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE, duke theksuar fitoren e tyre në disa qytete dhe komuna

Lideri i koalicionit VLEN, Bilall Kasami, në një deklaratë për mediame ka theksuar se opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut, nga nesër, 9 maj, mund të shpallë koalicionin e ndryshimit me partinë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE.

“Koalicioni VLEN doli fitues në të gjitha komunat me shumicë shqiptare. Nesër nisin negociatat për qeverinë e re mes VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit VLEN. Urime të gjithë shqiptarëve, urime të gjithë qytetarëve”, ka thënë Kasami.

Ai ka theksuar se për momentin është e sigurt që koalicioni VLEN po fiton në Tetovë, Teracë, Bërvenicë, Zhelinë dhe në Komunën e Çairit.

“Në këtë atmosferë impozante shpallim fitore në kampin politik shqiptar. Koalicioni VLEN është fitues absolut i këtyre zgjedhjeve, dhe për këtë falënderojmë diasporën të cilët erdhën për të votuar ndryshimin”, ka thënë ai nga sheshi i Tetovës.

Ai ka shtuar se në disa komuna të tjera janë në pritje të rezultatit përfundimtar dhe beson se edhe atje do të jenë fitues.

Kasami ka thënë se ende nuk i kanë bërë llogaritë për deputetët, por beson se do të jenë të barabartë në numër.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika