Kasolli: Pas nënshkrimit të planit franko-gjerman, ndërkombëtarët sërish mund të kërkojnë kompromise

Pamje nga takimi i fundit në Bruksel

Analisti politik, Afrim Kasolli, ka thënë se Kosova gjendet në një situatë pa shtegdalje, duke e pranuar planin franko-gjerman, në të cilin, siç thotë ai, nuk ka njohje reciproke.

Sipas tij, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ndërkombëtarët mund të kërkojnë sërish kompromise, derisa shton se Qeveria nuk ka pasur transparencë të plotë në lidhje me dialogun dhe planin e prezantuar nga ndërkombëtarët.

“Ky proces deri tani e ka karakterizuar një mungesë e plotë e transparencës. Kryeministri për herë të parë i bëri të qarta mënyrën se si ka ardhur deri te ky propozim ku tha që më është thënë merre ose leje këtë marrëveshje dhe që Kosova në një farë mënyre është ndodhur përballë një situatë pa shtegdalje. Ai bëri të qartë se kjo marrëveshje nuk e ka në qendër të saj njohjen finale dhe se nuk është marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çfarë tregon që në të ardhmen mund të pritet dhe mund të vazhdohet edhe më tutje procesi negociator ndërmjet dy vendeve deri sa të vijë deri te një marrëveshje përfundimtare”, tha ai për EO.

Kasolli ka theksuar se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ekziston rreziku që për normalizim të marrëdhënieve të kërkohen ende kompromise të reja nga Kosova.

“Kjo më pastaj e lë të hapur derën dhe rrezikun që në rrjedh e sipër të dialogut pasi të nënshkruhet edhe kjo marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve të kërkohen edhe kompromise të reja nga Kosova në mënyrë që të arrihet deri te një marrëveshje finale e cila nuk dihet se kur do të arrihet. Pak a shumë këto janë rreziqet me të cilat mund të futet Kosova në një proces të ri të stërzgjatur negociator”, shtoi ai.

Ndryshe, plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pos marrëveshjes bazë përmban edhe planin e zbatimit.

Përmbajtjen ekskluzive të këtij dokumenti e ka siguruar Dukagjini.com.

Aty parashihet që jo më vonë se 15 ditë pasi palët të nënshkruajnë marrëveshjen bazë, ekipi menaxhues duhet të paraqesë draftin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Një gjë e tillë do të mundësojë që palët të lëvizin drejt hapave të tjerë, siç është njohja reciproke e dokumenteve.

EKSKLUZIVE – Ky është plani i zbatimit të planit evropian

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika