Kastrati: Besojmë se Macron, Michel e Von der Leyen mund të vijnë në festivalin “Sunny Hill”

Alban Kastrati, përfaqësues i festivalit “Sunny Hill” ka shpërndarë videon ku presidentja Vjosa Osmani përpara samitit të BE-së, ka takuar presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, të cilët ajo i ka ftuar të marrin pjesë në festival

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Samitin e BE-së

Alban Kastrati, përfaqësues i festivalit “Sunny Hill” ka shpërndarë një video në Facebook, ku shihet presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përpara samitit të BE-së.

Gjatë realizimit të fotografisë bashkë me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron, presidentja Osmani i ka ftuar ata të marrin pjesë në këtë ngjarje që do të mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas postimit të Kastratit, ai beson se presidenti francez, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von del Leyen si dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel mund t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes Osmani.

Ai tha se Komisioni Evropian i ka njoftuar ata se do ta dërgojnë një grup të gazetarëve në këtë festival.

“Prej mbi 10,000 festivaleve në Evropë, Komisioni Evropian na ka njoftuar se ka zgjedhur që një grup të madh të gazetarëve evropianë ta sjellë në Sunny Hill Festival në Prishtinë e Tiranë”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika