Kastrati: Drafti i Asociacionit është shtet brenda shtetit, kemi vetëm dy opsione

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, thotë se vendi gjendet në një situatë ku ka vetëm dy opsione, siç thotë ai, atë të autonomisë dhe braktisjen e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe konsideron të jetë shtet brenda shtetit.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Kastrati thotë se vendi gjendet në një situatë ku ka vetëm dy opsione, siç thotë ai, atë të autonomisë dhe braktisjen e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Është për shkak të egos së sëmurë të Albin Kurtit, egocentrizmit të tij ekstrem, fiksimit të tij për pushtet pavarësisht se çfarë çmimi paguan Kosova. Kjo kryeneçësia e tij, jo sjellje prej “kauboj”, luajtje me pushtetin e nervave të aleatëve perëndimorë erdhëm në një situatë ku sot jemi para dy opsioneve, atij të autonomisë apo për ta ndalë rrugën për integrim për në BE. Kemi ardhur deri te kjo, sepse e vërtetë është që trajektorja e zhvillimit të tij politik e ka treguar se është në gjendje të shkelë mbi viktima, mbi gjakun e njerëzve që i fton nëpër sheshe… Kemi dy opsione, autonominë që për mua është shtet brenda shtetit ose braktisja e rrugës së BE-së”, tha Kastrati.

Brengosëse për Kastratin mbetet komisioni i arbitrazhit, i cili, sipas tij, e vendos jashtë rendit Kushtetues këtë Asociacion.

“Te drafti i Asociacionit, çështja është se çfarë zori ka pasur Albin Kurti ta pranojë nenin 6 dhe 7 të Marrëveshjes Bazike. Më së shumti brengosëse për mua është komisioni i arbitrazhit, i cili për mua e vendos jashtë rendit kushtetues këtë Asociacion, sepse nëse tejkalohet Gjykata Kushtetuese, atëherë i bie që ky lloj Asociacioni si një fuqi e të drejtës publike i derivon kompetencat e veta vetëm nga kuvendi i vet dhe nuk mund ta shpërbëjë askush, është i barabartë me institucionet qendrore, këtu kemi paralelizëm, një shtet andej, një shtet këtej”, tha tutje ai.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika