Kastrati: Duhet të përdoret çdo mjet që të pengohet Gjykata Speciale

Qëndron Kastrati ka thënë se Gjykata Speciale përmes vendimit të djeshëm ka vërtetuar që ka baza politike dhe ka për qëllim të ulë imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Qëndron Kastrati, nënkryetar i Partisë Social Demokrate të Kosovës(PSD), pas vendimit të së mërkurës së 18 majit të Gjykatës Speciale për dënim katër vjet e gjysmë të Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, ka thënë se vendimi i Gjykatës Speciale ka qenë krejtësisht politik.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se Gjykata Speciale ka për qëllim të ulë imazhin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Madje ai për këtë, ka dhënë një shembull nga jeta e tij personale, kur në moshën 10 vjeçare ka pyetur babain e tij në luftë “Pse nuk po i vrani serbët dhe t’i largoni nga këtu?

E si përgjigje nga babai i tij, siç thotë ai, ka marrë “Ne nuk vrajmë gra, nuk vrajmë persona të moshuar dhe fëmijë, pra nuk është UÇK, ajo që ka torturuar njerëzit në bazë të etnisë”.

Sipas tij, është shumë e dyshimtë puna e Gjykatës Speciale prej që ka filluar pasi po shndrrohet në një mjet politik.

“Prej mënyrës qysh kjo Gjykatë Speciale ka kaluar në Këshillin Evropian, prej mënyrës që ka intervenuar si gjykatë kur ka qenë Hashim Thaçi, president i Kosovës kur ka qenë duke shkuar në ShBA, është shumë dyshuese”, ka thënë Kastrati.

Sipas tij, Prokurori i Specializuar, Smith është munduar t’i frikësojë të tjerët me këtë vendim që ka marrë, por gjatë këtij procesi gjyqësor është shpërfaqur një anomali e punës së tyre, sepse siç thotë ai po hetohet vetëm një palë, e jo të dyja palët siç do duhej të ishte.

“Është shpërfaq që Gjykata Speciale ka pasur komunikim të përditshëm me Serbinë për luftën e UÇK-së, ajo do duhej që ti hetonte të dyja palët, por në fakt ajo po e heton vetëm njërën palë”, ka shtuar Kastrati.

Sipas Kastratit, është e domosdoshme që të dënohet kushdo që ka kryer krime lufte, por të dënohet nga shteti, e jo siç thotë ai, nga një palë e tretë.

“Është e domosdoshme që të dënohen nëse ka pasur krime të luftës, por është e domosdoshme që atë ta bëjë vetëm shteti, e jo një palë e dytë që ju thotë kafshë që duhet të zbuten”, ka theksuar ai.

Ndryshe, të mërkurën e 18 majit, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë shpallur fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Po ashtu, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, është dënuar me katër vjet e gjysmë burgim.

Shija e redaktorit

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Të fundit nga rubrika