Kastrati e quan “non grata”, ministren Haxhiu, e akuzon për ndërhyrje në drejtësi
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për korrupsion e për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë. Ai e ka quajtur “Non grata”, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të cilën, tha se e ka kërcënuar kryeprokurorin Blerim Isufaj, duke i thënë dorëzohu. “Sulmi ndaj kryeprokurorit, nuk e njoh atë, por është […]
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për korrupsion e për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.
Ai e ka quajtur “Non grata”, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të cilën, tha se e ka kërcënuar kryeprokurorin Blerim Isufaj, duke i thënë dorëzohu.
“Sulmi ndaj kryeprokurorit, nuk e njoh atë, por është sulm flagrant, është sulm në stilin mafioz të kësaj “ms, nongrata”, Albulena Haxhiut, e cila i ka thënë po ashtu prokurorit dorëzohu”, ka thënë ai në Kuvendin e Kosovës.
Kastrati e po ashtu e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, duke e quajtur si “kryehajn”, duke e akuzuar se është pjesë e mafisë energjetike, që sipas tij, lidhet me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish -drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.















