Kastrati Group sjell ‘RyanAir’ në Shqipëri – linja ajrore me 18 destinacione nga Aeroporti i Rinasit

Kompania e mirënjohur “RyanAir”, do të nis operimin në Shqipëri më 31 tetor duke ofruar 17 destinacione për të gjithë qytetarët.

CEO i kompanisë “Ryanair”, Michael O’leary deklaroi se aktualisht janë rezervuar rreth 70 % e vendeve të ofruara.

Fluturimet e “RyanAir” do të ofrohen me çmime shumë të ulëta duke filluar vetëm nga 15 euro për një drejtim.

“Javën e ardhshme, të martën më 31 Tetor, revolucioni i çmimeve të ulëta vjen në Shqipëri me Ryanair. Ne do të nisim 17 destinacione të reja për në/nga Tirana, ku tashmë më shumë se 70% e vendeve të ofruara janë shitur per muajin e parë tëoperimeve. Oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javoretregojnë kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhetime me cmime vertet të ulëta per ardhjen e turisteve në Shqipërisi dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu. si linja ajrore nr.1 ne Evrope. Jemi krenarë të hapim 17 destinacione të reja për në Tiranë javën e ardhshme dhe jemi të lumtur nga fluksi irezervimeve te kryera ne avance dhe kërkesa që ekziston në Shqipëri dhe anembanë Evropës për fluturimet me çmime të ulta të Ryanair për në dhe nga Tirana.”

Përfaqësues i “Kastrati Group” u shpreh se industria e aviacionit në Shqipëri është në krye të çdo liste klasifikimi ndërsa numri i turistëve ka shënuar shifra rekord.

“Duhet të përmend disa numra, për të vendosur gjërat në perspektivë. Që prej ditës së sotme, aeroporti ka arritur 5.8 milionë pasagjerë, dhe do të arrijmë 6 milionë deri në fund të muajit, që do të thotë 7 milionë në fund të vitit. Kjo ka të bëjë me 37% rritje nga viti 2022, dhe është e jashtëzakonshme. 110% më shumë se 2019, që e vendos aeroportin e Tiranës dhe industrinë e aviacionit në Shqipëri në krye të çdo liste klasifikimi, një rikuperim nga viti 2019, post covid. Kemi punuar të gjithë së bashku dhe jemi gati të shkojmë në nivelin e ardhshëm. Objektivi i kompanisë është që këto zhvillime të bëhen në kohën e duhur dhe rritja të jetë e pashmangshme në të ardhmen. Ky është një investim i Kastrati Group, qeverisë shqiptare, Ryanair dhe mirpret çdo kompani tjetër që dëshiron që të investojë në rritjen e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës”m tha ai.

Në vitin e parë të operimit kjo kompani pret të ketë mbi 1.6 milionë pasagjerë, ndërsa ofron mbi 1 mijë vende pune në Shqipëri.

Shija e redaktorit

Bujar Osmani, kandidat i BDI-së për president në Maqedoninë e...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se Bujar Osmani do të jetë kandidati i partisë së tij në...

Komandanti i Gardës së Ajova-s bashkë me gjenerallejtënant Jashari shohin...

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, së bashku me komandantin e Gardës së Ajova-s, gjeneral major Stephen E. Osborn,...

Kreshnikët e Shalës së Bajgorës

Ulërima e 300 spartanëve dhe mbretit Lenoidhas, i trimërohet e me cinizëm i buzëqesh vdekjes, tash e 2500 vjet. Shaljanët, mund të kenë dëgjuar për...

Të fundit nga rubrika