Kastrati i PDK-së i ashpër me Kurtin: Është komunist i rrezikshëm, ka lexuar literaturë antiamerikane

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e quajtur atë “komunist të rrezikshëm” dhe “majtist radikal”. Kastrati ka argumentuar se Kurti ka lexuar vetëm literaturë antiamerikane dhe ka akuzuar Kurtin për moskoordinim në çështjen e dinarit, duke shkaktuar luhatje në partneritetin në mes të Kosovës dhe SHBA-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “është një komunist i rrezikshëm”, pasi, sipas tij, ka “lexuar skajshmërish veç literaturë antiamerikane”.

Këto akuza ndaj kryeministrit, Kastrati i deklaroi gjersa po komentonte luhatjen e partneritetit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës – për shkak të moskoordinimit për çështjen e dinarit.

“Sepse u pa që jo vetëm me pasë të drejt mundesh me implementu, por duhet me pasë dikën me të ‘backup’, dikën mbas shpine që të ndihmon me implementu këtë vendim e ata janë SHBA—ja. E tash pse i bën këto poteza Albin Kurti duhet me pyetë Albin Kurtin. Unë i kam përgjigjet e mia, unë mendoj që Albin Kurti është një komunist i rrezikshëm, është një majtist radikal që ka lexuar literaturë veç kështu skajshmërish radikale majtiste, në kontingjentin e të cilës ka vetëm antiamerikane…”, ka thënë Kastrati në “Debat Plus”.

Kastrati ka theksuar se të tjerët në VV përveç Kurtit, Dejona Mihalit dhe Boiken Abazit, janë kukulla që dirigjohen nga këta të fundit.

“Aty e ke Dejona Mihain, aty e ke Bojken Abazin, krejt kësi janë, këta të tjerët janë sikur ato kukullat me tele që i dirigjojnë këta. S’ka nur tre numër katër në VV, ‘one man show’ ky edhe Dejona e ata tjerët. Sepse me u çu me lu me pushtetin e nervat e amerikanëve, nuk më intereson çka kanë bërë në Vietnam… na duhet me falenderu këtë gjeografi ku kemi qëllu dhe në kuadër të interesave të mëdha të tyre strategjike, na miniinteresin tonë e kemi realizuar, ndryshe kishim qenë si palestinezët e kurdët”, ka shtuar deputeti i PDK-së.

Gjithashtu, në “Debat Plus” ai e ka cilësuar kryeministrin Kurti si “njeri të kobshëm”.

“E kam thënë që Albin Kurti është njeri i kobshëm, sepse në çdo kauzë të tij njerëzit janë vrarë rrugëve. Ky neve na ka njoftu me gjakun nëpër rrugë, nëpër sheshe” ka thënë Kastrati.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika