Kastrati: Kurti dhe Vuçiq-i kanë tendenca popullizmi

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i ka quajtuar popullistë kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuciq. Sipas ripërcaktimi i kufijve me Serbinë do t’i zgjidhte të gjitha konfliktet

Qëndron Kastrati i ftuar në emisionin "Five"

Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, tash anëtar i kryesisë së Partisë Social Demokrate, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke i quajtur ata liderë me tendenca popullizmi.

Kastrati, ka thënë se PSD-ja në parim është pro reciprocitetit, por jo në rrethanat që janë tash.

“Jam pro reciprocitetit, është parim i drejtë, por në rrethanat që jemi është gabim, sepse është koha kur mundet të bëhet një marrëveshje përfundimtare. Te dy udhëheqësit edhe i Serbisë edhe i Kosovës kanë tendencë popullizmi”, ka deklaruar ai.

“Për mua është banale të thuash shumë shpejt ka me ndodhë lufta në Kosovë. Pëderisa është NATO në Kosovë, për në asnjë mundësi s’ka me i shku ndërmend Serbisë me hy në Kosovë”, ka vijuar Kastrati.

Kastrati ka folur edhe për qëndrimet e PSD-së, në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Serbinë. Ai ka bërë të ditur se partia e tij është pro ripërcaktimit të kufijve me Serbinë, siç ka thënë mbi parimin e barazisë mes poujve.

“Ne si PSD mendojmë se qysh prej fillimi të shkojmë tek ndërkombëtarët dhe t’i thojmë se jemi të gatshëm t’i ripërcaktojmë kufijtë, mbi parimin e barazisë mes popujve, të drejtës së tyre me zgjedhe, mbi parimin se duhet të ketë paqe mes vete”, ka deklaruar Kastrati.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë kundër asnjë marrëveshjeje, e as kundër ripërcaktimit të kufijve, sipas tij interes i ShBA-ve është të mbyllet konflikti në Ballkan.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika