Kastrati: Mashtrues më brutal, më gjakftohtë e më i pandjenja në raport me qytetarin se Albin Kurti nuk bën më shqiptaria

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi mund ti ketë zbutur qëndrimet e ndonjërit nga dy krahët politik, por jo të deputetit të PDK-së, Ardian Kastrati.

Deputeti Kastrati sërish sot ka goditur ashpër kryeministrin Kurti.

Në një postim në Facebook, ai ka ngritur dilemën se si mund të kërkojë dikush si Kurti dënimin e kriminelëve të luftës kur i njëjti i ka thurur lavde politikanit, Oliver Ivanoviq. Po ashtu ai e akuzoi kryeministrin se ka qenë kundër bombardimeve të NATO-s.

“Kurti i cili për kalkulime e tij politike ishte kundër bombardimeve të NATO-s që kishin pikërisht qëllim ndaljen e vrasjeve nga kriminelët serb. Kurti i cili i thuri lavde Oliver Ivanoviçit të përfshirë në krime kundër shqiptarëve. Kurti i cili me shkatërrimin e ekonomisë dhe me papunësi rekorde po i përzë nga Kosova bijtë e bijat e atyre që janë vra pikërisht nga kriminelët serb”, tha ai.

Sipas Kastratit, Kurti këto ditë është në kërkim të temave të reja me qëllim të spostimit të vëmendjes nga problemet e shumta si izolimi ndërkombëtar, sanksionet, ekonomia e degraduar, korrupsioni, ikja masive dhe dështimi i anëtarësimit në KiE.

“Cili njeri racional tani i beson përrallave e ligjërimeve të tij të gërrditshme!
Pyetja shtrohet, pse Kurti po kërkon nga drejtësia të dënohen kriminelët pikërisht në fund të mandatit të tij! Përgjigja është e thjeshtë. Është në kërkim të temave të reja çdo ditë për me i ik realitetit të hidhur që ja ka sjell Kosovës me sanksione, izolim ndërkombëtar, përplot armiqësi dhe ekonominë e mirëqenien e qytetarëve në pikën zero”, tha ai.

 

“Nuk duhet askush të bie pre e lojës së tij të pistë! Rezultatet e karakteriskopisë së Kurtit si politikan me numra rendor do të ishin këto:

Kurti nën 1. Mashtrues;
Kurti nën 2. Mashtrues;
Kurti nën 3. Mashtrues;
….. dhe ska rezultate nën 4,5,6 e kështu me radhë!”, vijoi ai.

Më poshtë postimi i plotë i deputetit Kastrati:

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika