Kastrati mesazh Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna 

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti, akuzoi mazhorancën për mashtrim dhe theksoi se populli nuk është dele

Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriu, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Kastrati ka thënë se mazhoranca po tenton të mashtrojë, por, sipas tij, populli nuk është dele.

“E dëgjova këtë diskurs primitiv nga mazhoranca. Këtu ose duhet me konstatu që raporti i DASH-it po rren, ose raportin e ka shkruar Qeveria e Mongolisë. Sepse me iu besu këtyre rrenave që s’ka këtu korrupsion, që ka investime direkte të huaja, mazamakeq. Atëherë krijohet njëfarë përshtypje që po mendon që jeni duke folë më këto (në duar mban një dele lodër). Dele.

Qytetarit të Kosovës nuk i ka triumfuar iracionaliteti hala për më u bë dele, ata po ikin se s’ka vende të punës. Martini është aferë korruptive milionëshe, faktet janë në dritën e diellit. Nagip KEK-u është aferë milionëshe. Kontratat njëburimore janë milionëshe. Uji nëntokësor 13 milionë me i fal… Dhe kur thotë (raporti i DASH-it) qeveritarë ja ku janë: këta këtu mbrapa, këta dallojnë mu pa, dallojnë në frizura, në gjatësi, por në thelb krejt janë njësoj, krejt janë hajna. Nuk ka këtu kurrfarë dyshimi, sepse këtu janë miliona e miliona”, ka thënë Kastrati, teksa në foltore ka vendosur një dele lodër.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika