Kastrati në 26-vjetorin e rënies së Bahri Fazliut: Ishte një nga figurat më të ndritura të LKÇK-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kujtuar Bahri Fazliun në 25-vjetorin e tij të rënies heroike.

“Sot në 26 vjetorin e rënies heroike të Bahri Fazliut së bashku me familjarët e mi dhe me kolegët nga PDK nderuam familjen e madhe Fazliu që dha shumë për lirinë e Kosovës.”

Kastrati e ka kujtuar Bahri Fazliun duke thënë se ishte një nga figurat më të ndritura të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Bahriu ishte një trim i pashoq i cili që në rini kishte vendosur të jap shembullin e sakrificës për Atdheun. “

“Ndër shumë të tjerë në familjen e tij që me dekada ishin  angazhuar ta luftonin Serbinë, ai ndjeku edhe shembullin e vëllaut të tij heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor 1989 së bashku me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.”

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika