Kastrati: Pas humbjes në Shqipëri e Maqedoni, Kurtit i mbetet t’i provojë zgjedhjet në Serbi

Ardian Kastrati, deputeti i PDK-së, ka thënë pas humbjes së zgjedhjeve në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tani duhet t’i provoj zgjedhjet në Serbi

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka theksuar se pas humbjeve në Shqipëri e Maqedoni të Veriut tani kryeministrit Albin Kurti, sipas tij, i mbetet t’i provoj zgjedhjet në Serbi.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e mbrojtën UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pas humbjeve në Shqipëri e Maqedoni të Veriut tani Kurtit i mbetet ti provoj zgjedhjet në Serbi. Ndoshta aty ka gjasa ( natyrisht pa votën shqiptarëve të Luginës ). Urime UÇK-së. Urime Ali Ahmetit!”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika