Kastrati: S’jemi të kënaqur me përkrahjen nga Qeveria, nuk i ka parasysh kërkesat tona

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është shprehur i pakënaqur me përkrahjen e nivelit qendror

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është shprehur i pakënaqur me përkrahjen e nivelit qendror, duke thënë se qasja e ekzekutivit ndaj tyre tregon se nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.

Kastrati thotë se investimet kapitale për vitin 2024, janë të ulëta shkaku i mospërkrahjes nga niveli qendror derisa shton se ato nuk japin shpresë për një zhvillim më të shpejtë.

Ndonëse përmend kërkesat që i ka adresuar nëpër dikastere, Kastrati thotë se nuk janë përmbushur.

“Përkrahjen nga niveli qendror deri më tani komuna e Malishevës nuk është e kënaqur sepse kemi shumë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve që presin përmbushje të gjitha këtyre kërkesave dhe nevojave prandaj qasja e Qeverisë qendrore nganjëherë sikur nuk i ka parasysh të gjitha këto nevoja dhe kërkesa përkatësisht të komunës së Malishevës e që më bjen me e theksu shembull investimet kapitale për vitin 2024 i kemi shumë të ulëta, me shuma të ulëta të cilat nuk japin shpresë për një zhvillim sa ma të shpejtë dhe sa më të madh”, thotë Kastrati për EO.

Malisheva ka fituar edhe një Grant qeveritar në vlerë prej 628 mijë euro. Këto fonde premton se do t’i shpenzojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Grantin qeveritar e kemi marrë fal angazhimit tonë permanent në përmbushjen e aktiviteteve tona në të gjitha shërbimet. Gjithashtu ne si qeveri komunale, përkatësisht kryetar i komunës jemi angazhuar dhe do të angazhohemi që kjo performancë komunale të rritet edhe më tutje. Për shkak se me rritjen e shërbimeve tona dhe me rritjen e performancës sonë ne e përmirësojmë edhe jetën e qytetarëve ë çka edhe jemi të zgjedhur ë çka kemi edhe mandate”, tha Kastrati.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika