Kastrati: Ura e Ibrit nuk duhet të jetë ndarëse, Policia e Kosovës mund ta menaxhojë

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka deklaruar se janë plotësuar kushtet e sigurisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe se menaxhimi i saj mund t’i besohet Policisë së Kosovës.

Sipas Kastratit, deklarata e Bashkimit Evropian tregon se kushtet janë plotësuar jo vetëm në aspektin politik, por edhe në atë të sigurisë.

“Deklarata e BE-së e ka dhënë qartë që nuk është vetëm në aspektin politik, por edhe në aspektin e sigurisë janë plotësuar kushtet”, tha Kastrati.

Ai vlerësoi punën e Policisë së Kosovës në veri të vendit, duke thënë se ajo ka vepruar me profesionalizëm dhe përkushtim.

“Kemi parë që Policia e Kosovës me profesionalizëm, me punën dhe përkushtimin e ka bërë një punë të jashtëzakonshme në veriun e Kosovës, ku ka eliminuar deri diku të gjitha ato elemente ekstremiste, terroriste që Serbia ka instaluar që një kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Kastrati tha se edhe KFOR-i dhe EULEX-i kanë konstatuar se kushtet janë plotësuar dhe se ura mund të menaxhohet nga Policia e Kosovës.

“Ura e Ibrit të mos jetë ndarëse dhe mund të menaxhohet nga Policia e Kosovës. Duhet të themi që Policia e Kosovës e ka dëshmuar në të kaluarën që nuk është një polici që mbron vetëm një komunitet, por të gjitha komunitetet në vend”, deklaroi Kastrati.

Duke folur për mënyrën e menaxhimit të urës, ish-komandanti i FSK-së tha se nuk ka nevojë për vendosjen e njësive speciale.

“Nuk ka nevojë që të vendosen njësitë speciale. Është një automjet apo patrullë policore që të stacionohet dhe të përcjellë lëvizjen e këtyre njerëzve”, tha ai.

Kastrati u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë, siç tha ai, sjellje me norma evropiane gjatë kalimit të urës.

“Një rekomandim apo mesazh ndaj qytetarëve të Kosovës: nuk është patriotizëm me kaluar me flamur, me bori apo automjete. Sjellja jonë duhet të jetë me norma evropiane. Andej Ibrit është territor i yni”, përfundoi Kastrati.

Kastrati, i ka reaguar ish-presidentes Vjosa Osmani lidhur me deklaratën e saj për hapjen e Urës së Ibrit.

Kastrati tha se nuk pajtohet me vlerësimin e Osmanit se hapja e urës përbën një “akt historik”.

“Me keqardhje, ish-presidentja ka deklaruar që është akt historik. Unë them që nuk është akt historik, është akt normal hapja e një ure mbi lumin Ibër”, tha Kastrati.

Ai vlerësoi se ura nuk duhet të shërbejë më si pikë ndarëse dhe se menaxhimi i saj mund t’i besohet Policisë së Kosovës.

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika