Kupa e Botës “Katar 2022” do të jetë e fundit me 32 kombëtare

Kampionati Botëror “Katar 2022” do të jetë edicioni i fundit i kësaj gare që do të përbëhet nga 32 kombëtare

Kupa e Botës në vitin  2026 do të ketë një risi në numrin e kombëtareve  pjesëmarrëse, ku nga numri i tanishëm, 32 do të rritet në 48 kombëtare, të ndara në tre grupe me nga 16 shtete.

“Dy më të mirët në secilin grup do të kualifikohen për 16 të fundit, dhe do të ketë kohë shtesë dhe gjuajtje penalltish në rast të barazimit të fazës së grupeve” thuhet ndër të tjera në postimin në facebook. 

Ndërsa skuadrat e Kupës së Botës FIFA përbëheshin më parë nga 23 lojtarë, secili vend do të marrë 26 në Katar 2022, përcjell Portali Dukagjini. 
Ekipet i kanë dorëzuar tashmë formacionet zyrtare të tyre.
Rregullat e këtij kampionati janë të tilla; sa i përket trajnerëve do të mund të bëjnë pesë zëvendësime gjatë kohës normale. Nëse një ndeshje shkon në kohë shtesë, atyre do t’u lejohet një zëvendësim shtesë.

Ndeshjet futbollistike do të zhvillohet në tetë stadiume të ndryshme: Stadiumi Al Bayt,  Stadium Khalifa International,  Stadiumi Al Thumama, Al Janoub, Education City Stadium Stadium, Stadiumi 974, Lusail Stadium dhe  Ahmad Bin Ali Stadium.

Stadiumi Al Bayt,

Stadiumi Al Bayt ndodhet në qytetin Al Khor, 35 km në veri të Dohas.

Botërori i këtij viti do të zhvillohet në Katar nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor.
Është hera e parë në historinë e këtij kompeticioni, që një turne zhvillohet në stinën e dimrin, duke imponuar ndërprerjen për gati 2 muaj të gjithë kampionateve të mëdha evropiane. Që nga vendimi, organizimi dhe në fund mbajtja e Kupës së Botës, ka shumë pikëpyetje dhe jo pak mistere që rrethojnë FIFA-n dhe Katarin, i cili ia arriti qëllimit përmes korrupsionit, lojërave politike, skandaleve dhe mijëra të vdekurve në punë.

Shtatë stadiume të reja, një aeroport, rrugë, transport publik, një hotel dhe madje një qytet krejtësisht i ri, që do të presë finalen e Kupës së Botës. Që të gjitha punime të kryera në më pak se 12 vjet, me çmimin e jetëve njerëzore të shfrytëzuara pa rënë në sy, dhe mbi të gjitha nën sytë e të gjithëve. Edhe nëse besoni (apo besojmë) se jemi të pafajshëm në këtë tragjedi, të gjithë janë fajtorë me heshtjen e tyre.

Grupet e Katar 2022

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika