Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Një mundësi "rilindje" mund ttë jetë fillimi i Kupës së Botës 2022, i cili do të mmbahet në Katar për sulmuesin e Barcelonës Ansu Fati

Lojtari i ekipit Barcelona, Ansu Fati

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati ka kaluar momente aspak të mira në dy vitet e fundit.

Në këtë sezon u inkuadrua në vetëm pesë ndeshje si startues në të gjitha kompeticionet, teksa shënoi tre gola dhe asistoi po aq herë.

Por, përzgjedhësi i kombëtares spanjolle, Luis Enrique vendosi t’i besojë atij dhe e ka ftuar në Kampionatin Botëror.

Djaloshi i artë ka presion të madh në supe.

Ai dëshiron t’i dëshmojë botës përsëri që ka talent dhe se jo rastësisht e bart numrin dhjetë te Barcelona.

Për shkak të lëndimit ai kishte munguar në “Euro 2020” dhe ky është kompeticioni i parë i madh me kombëtare. Ai ka zhvilluar katër ndeshje zyrtare me “La Rojan” ndërsa është autor i një goli dhe një asistimi.

20 vjeçari do të ketë konkurrencë të fortë për vendin e titullarit, pasi aty janë Ferran Torres, Pablo Sarabia, Yeremy Pino, Alvaro Morata, Marco Asensio, Nico Williams dhe  Dani Olmo.

Spanja gjendet në Grupin E, së bashku me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën.