Katër anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht bllokadës amerikane

Katër anije, përfshirë dy që lidhen me Kinën, kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit të martën, pavarësisht bllokadës detare të vendosur nga SHBA-ja, sipas të dhënave të analizuara nga BBC.

Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve nga MarineTraffic, dy prej anijeve kanë pasur lidhje me porte iraniane. Një anije mallrash me emrin Christianna ka kaluar ngushticën pas hyrjes në portin iranian Bandar Imam Khomeini, para se bllokada të hynte në fuqi.

Një tjetër anije, Rich Starry, e sanksionuar nga SHBA për tregti me Iranin, ka lundruar nga Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe përmes ngushticës gjatë natës.

Gjithashtu, tanker-i Murlikishan, i sanksionuar nga SHBA për lidhje me tregtinë me Iranin, ka kaluar nga porti Lanshan në Kinën dhe është nisur drejt perëndimit përmes ngushticës.

Një tjetër tanker, Elpis, ka kaluar drejt lindjes pasi është nisur nga porti iranian Bushehr, ndërsa destinacioni i tij mbetet i panjohur.

Sipas analistëve, ekziston mundësia që disa prej këtyre anijeve të kenë përdorur sinjale të rreme për vendndodhjen e tyre, një praktikë e njohur si “spoofing”, për të fshehur lëvizjet reale.

Ushtria amerikane ka deklaruar se, që nga ora 14:00 GMT e së hënës, ka vendosur bllokadë ndaj të gjitha anijeve që hyjnë dhe dalin nga portet iraniane, por ka shtuar se nuk do të pengojë kalimin e anijeve që tranzitojnë përmes Hormuzit drejt porteve jo-iraniane.

OKB: Nuk ka bazë ligjore për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika