Katër anije të tjera me grurë largohen nga Ukraina, rriten shpresat për stabilitet të eksportit

Miliona tonë drithë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera. Pas anijes së parë, edhe katër të tjera u larguan nga portet e Ukrainës

Anija ukrainase

Katër anije të tjera që transportonin drithëra dhe vaj luledielli janë larguar nga portet e Ukrainës nëpërmjet një korridori të sigurt detar.

Miliona tonë drithë kanë ngecur në Ukrainë për shkak të bllokadave ruse, duke çuar në mungesa dhe çmime më të larta të ushqimeve në vende të tjera.

Javën e kaluar anija e parë u largua nga portet e Ukrainës që nga shkurti.

Anijet e fundit që do të lundrojnë janë të destinuara për në Turqi, ku do të inspektohen si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Rusinë dhe Kombet e Bashkuara.

Ato u nisën të dielën nga portet e Odesa dhe Chornomorsk dhe të gjitha do të udhëtojnë përmes ngushticës së Bosforit.

Pas inspektimeve, dy janë planifikuar të ankorohen në Turqi, ndërsa të tjerët janë nisur drejt Italisë dhe Kinës.

Një tjetër anije bosh është autorizuar të udhëtojë në Ukrainë për t’u ngarkuar, transmeton “BBC“.

Sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB muajin e kaluar, Rusia ra dakord të mos synonte anijet që ishin në tranzit, ndërsa Ukraina tha se do t’i drejtonte anijet nëpër ujërat e minuara.

Marrëveshja e caktuar zgjat 120 ditë, dhe mund të renovohet nëse të dyja palët bien dakord.

Suksesi i kësaj marrëveshjeje, një përparim i rrallë diplomatik në këtë konflikt pesëmujor, është jetik për Ukrainën dhe pjesën tjetër të botës.

Njëzet milionë tonë drithë janë bllokuar në vend, si pasojë e bllokadës së vendosur nga rusët në portet e Ukrainës.

Nëse marrëveshja qëndron, Ukraina pret të eksportojë deri në tre milionë tonë drithë në muaj.

Autoritetet ukrainase thonë se ka shenja të mira se eksportet e grurit janë të sigurta dhe u kanë kërkuar kompanive të kthehen në portet e vendit.

Shpresa është se eksportet do të ndihmojnë në lehtësimin e krizës globale të ushqimit, duke sjellë në të njëjtën kohë valutën e huaj shumë të nevojshme.

Anija e parë që u largua nga Ukraina javën e kaluar, Razoni, u nis nga Odesa duke transportuar 27,000 tonë misër për në portin libanez të Tripolit.

Megjithatë, zyrtarët kanë thënë se nuk do të ankorohet në Tripoli të dielën siç ishte planifikuar.

Ambasada ukrainase në Liban i tha Reuters të dielën se anija ishte “vonuar” pa asnjë detaj mbi shkakun ose një datë të përditësuar të mbërritjes.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika