Katër gra palestineze vdesin e gjashtë të tjerë lëndohen nga copëzat e raketave në Bregun Perëndimor të okupuar
Katër gra palestineze humbën jetën në Bregun Perëndimor të okupuar, pasi copëzat e raketave iraniane që ranë pas një sulmi tjetër të ushtrisë izraelite goditën zonën, ka njoftuar Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës. Gjashtë persona u plagosën gjithashtu në zonën Beit Awa pranë Hebronit. BBC mëson se shrapneli ra mbi një sallon bukurie, i cili […]
Katër gra palestineze humbën jetën në Bregun Perëndimor të okupuar, pasi copëzat e raketave iraniane që ranë pas një sulmi tjetër të ushtrisë izraelite goditën zonën, ka njoftuar Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës.
Gjashtë persona u plagosën gjithashtu në zonën Beit Awa pranë Hebronit.
BBC mëson se shrapneli ra mbi një sallon bukurie, i cili zakonisht është i mbushur me klientë përpara Bajramit.
Ndryshe, rajoni Ras Laffan ishte ndër objektet që Irani i përmendi në paralajmërimin për të marrë “masa vendimtare” pas goditjes së raportuar të instalimeve të fushës së gazit South Pars nga Izraeli.
Fusha South Pars është pjesë e fushës më të madhe të gazit natyror në botë, me impiante që operojnë si nga Katari, ashtu edhe nga Irani. Deri më tani, Izraeli nuk ka komentuar mbi incidentin.
Katër të lënduar në Riad nga copëzat e raketës iraniane të kapur















