Katër kandidatë synojnë pozitën e kryeprokurorit të Speciales, intervistimi të premten

Të premten paneli vlerësues do t’i intervistojë katër kandidatët për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale. Përveç kryeprokurorit të tanishëm, Blerim Isufaj, garës i kanë hyrë edhe tre prokurorë të tjerë, të cilët janë duke trajtuar disa nga rastet kryesore në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK)

Rastet më të rënda penale, trajtohen nga ky institucion. Për të udhëhequr me Prokurorinë Speciale, në garë janë Blerim Isufaj, Valdet Gashi, Naim Abazi e Atdhe Dema.

Pozitën e kryeprokurorit, aktualisht e mban Blerim Isufaj që nga viti 2019, dersai po synon një mandat të dytë.

Derisa në këtë garë nuk dihet se si do të rezultojë në fund, emri i Isufajt, nuk u mori vulën e presidentes Vjosa Osmani, pavarësisht se u rekomandua nga Këshlli Prokurorial.

Prokurori me eksperiencë, Valdet Gashi, është njëri nga kandidatët që synon t’ia zë vendim Blerim Isufajt.

Gashi kishte dështuar në vitin 2016 që të bëhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, përderisa viteve të fundit ka qenë i angazhuar në rastet si “Veteranët”, “53 milionëshi”, si dhe rasti i 400 kilogramëve kokainë.

Garës i ka hyrë edhe prokurori Naim Abazi, që është duke u trajtuar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Abazi është prokuror edhe në rastin e famshëm “Toka”, si dhe në rastin e shpronësimeve në komunën e Malishevës, ku është i akuzuar ish-kryetari i komunës, Ragip Begaj.

Pozitën e kryeprokurorit të Speciales, e synon edhe Atdhe Dema, një prokuror që viteve të fundit ka trajtuar kryesisht raste të krimeve të luftës.

Dema njihet edhe për aktakuzën e ngritur kundër disa ish-ministrave në rastin “Afera e Hidrocentraleve”, ku të akuzuarit në këtë rast, janë liruar nga të gjitha akuzat.

Pavarësisht pritjeve, rastet e dështimit në zgjidhjen e lëndëve, nuk kanë qenë të rrallë në Prokurorinë Speciale në periudhën 2019 – 2022.

“Në shumicën e kohës, Prokuroria Speciale nuk ka arritur t’i zgjidhë aq lëndë sa i ka pranuar brenda këtyre periudhave kohore, duke bërë që një numër i madh i lëndëve të mbesin të trashëguara vit pas viti. Ende rastet e Prokurorisë Speciale karakterizohen me hudhje të aktakuzave para shqyrtimit gjyqësor, e kemi edhe raste të tjera kur gjykatat nxjerrin aktgjykime liruese ndaj të akuzuarve nga PSRK-ja”, ka deklaruar Liridon Salihi – GLPS.

Megjithatë, Salihi tregon se në dy fusha u shënua progres.

“Sa i përket rasteve të terrorizmit, rasteve të krimeve të luftës, themi që ka pas hapa pozitiv, mirëpo prapë se prapë mbetet sfiduese trajtimi i rasteve të korrupsionit të profilit të lartë dhe krimit të organizuar. Prandaj, në një situatë të tillë kërkojmë që të jenë më proaktiv në hetimin sa më profesional të rasteve të cilat janë në kompetencën e PSRK-së”, ka thënë ai.

Para Blerim Isufajt, në këtë pozitë ka qenë Reshat Millaku.

Procesi i intervistimit për pozitën e kryeprokurorit, do të zhvillohet mëngjesin e së premtes në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika