Katër persona plagosen rëndë nga goditja e rrufesë pranë Shtëpisë së Bardhë

Nga goditja e rrufesë pranë Shtëpisë së Bardhë, katër persona janë plagosur rëndë. Identiteti i të plagosurve ende nuk është konfirmuar, ndërsa një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës në vendngjarje

Katër persona janë plagosur rëndë pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë.

Përgjatë një stuhie të dhunshme, që të katërt, dy burra dhe dy gra ishin prezentë në parkun “Lafayette” në Uashington DC kur u goditën, bëjnë të ditur zyrtarët e zjarrfikësve.

Të parët që ndihmuan viktimat qenë anëtarët e shërbimit sekret, duke qenë se incidenti ndodhi afër selisë së presidencës amerikane, përkatësisht pranë një peme pranë gardhit që rrethon kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkaq, identiteti i të plagosurve ende nuk është konfirmuar, transmeton “BBC“.

“Të katër vuanin nga lëndime kritike, të rrezikshme për jetën,” thanë DC Fire dhe EMS në një deklaratë. “Ne ishim në gjendje të trajtonim dhe transportonim shpejt të katër pacientët dhe ata u dërguan të gjithë në spitalet e zonës.”

Ndër të tjera, bëhet e ditur se një pjesë e parkut mbeti e mbyllur, me shërbimet e urgjencës në vendngjarje.

Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar një paralajmërim për stuhi në këtë zonë mbrëmjen e së enjtes.

Sheshi “Lafayette” është një park publik prej shtatë hektarësh direkt në veri të Shtëpisë së Bardhë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika