Katër persona të arrestuar nga një përleshje mes vete në Podujevë, sekuestrohet një armë
Katër persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete të premten në Podujevë. Sipas raportit policor, gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga arma e zjarrit. Në vend ngjarje, […]
Katër persona janë arrestuar pasi që të njëjtit janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete të premten në Podujevë.
Sipas raportit policor, gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit.
Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, por jo nga arma e zjarrit.
Në vend ngjarje, policia ka sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja.
“Fsh. Dumnicë, Podujevë 25.04.2025 – 19:29. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se ishin përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Gjatë incidentit dyshohet se është përdorë edhe arma e zjarrit. Njësitë policore kanë sekuestruar një armë automatike AK47 me karikator me 11 fishekë dhe 3 gëzhoja. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore (jo nga arma e zjarrit) dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor. Të njëjtit në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.















