Katër persona të lënduar nga një aksident në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë

Katër persona kanë pësuar lëndime të martën e 3 janarit, si pasojë e një aksident të ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku kanë qenë të përfshira dy vetura

Ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur të martën e 3 janarit, në fshatin Stanovc, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, dhe në të ishin të përfshira dy vetura.

“Aksident trafiku me lëndime. Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë segmenti rrugor në fshatin Stanovc, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika