Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit
Në datën 20 mars, një seri rastesh të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, ku viktimat kanë qenë kryesisht gra, ndërsa të dyshuarit janë burra. Në Lipjan, një grua është arrestuar pasi sulmoi fizikisht një viktimë burrë kosovar. Pas intervistimit, ajo është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit. “Është arrestuar […]
Në datën 20 mars, një seri rastesh të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, ku viktimat kanë qenë kryesisht gra, ndërsa të dyshuarit janë burra.
Në Lipjan, një grua është arrestuar pasi sulmoi fizikisht një viktimë burrë kosovar. Pas intervistimit, ajo është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosoves.
Në Prishtinë, një grua ka raportuar se i dyshuari burrë kosovar ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Ky rast është ende në hetim, ndërsa i dyshuari është në kërkim policor.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”.
Po ashtu, në Pejë, një grua ka raportuar se ka qenë objekt i keqtrajtimit fizik dhe psikologjik nga një burrë kosovar. Ky rast do të procedohet në procedurë të rregullt pas vendimit të prokurorit.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.”
Një rast tjetër i dhunës në familje ka ndodh edhe në Podujevë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar, më pas një i dyshuar tjetër mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht të dyshuarin e parë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.















