Katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e vendit.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë.

Rasti i parë i ndodhur më 10 qershor 2025, rreth orës 05:00, ku viktimë ishte një femër dhe i dyshuari ishte bashkëshorti i saj. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt pas intervistimit të palëve.

Rasti i dytë në Prishtinë sipas raportit 24 orësh policor ka ndodhur në orën 12:15 të së njëjtës ditë(10 qershor). Edhe në këtë rast viktimë ishte një femër kurse i dyshuar bashkëshorti i saj, i cili dyshohet për ushtrim të dhunës psikike. Të dy palët janë intervistuar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Një tjetër rast është raportuar në Obiliq më 10 qershor, rreth orës 22:30. Viktima është një femër, ndërsa i dyshuari – bashkëshorti i saj – dyshohet se e ka kërcënuar atë. Edhe ky rast është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.

Kurse rasti i katërt ka ndodhur më 8 qershor 2025 në Rahovec, rreth orës 14:00. Në këtë rast një mashkull kosovar dyshohet se është sulmuar nga djali dhe nipi i tij. Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, janë liruar me vendim të prokurorit, ndërsa procedura vazhdon në mënyrë të rregullt.

Policia e Kosovës apelon për raportim të menjëhershëm të çdo forme të dhunës dhe siguron se rastet do të trajtohen me seriozitet të plotë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika