Katër raste të vdekjes janë raportuar në Gjilan, Shtërpcë, Klinë dhe Mitrovicë, gjatë datave 14 dhe 15 shtator 2026.
Në Klinë, më 14 shtator rreth orës 08:00, është raportuar një rast i një personi të zhdukur, i cili më pas është gjetur pa shenja jete.
“Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se viktima mashkull shtetas i huaj, i cili ishte raportuar si person i zhdukur, është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.
Në Mitrovicë, më 15 shtator rreth orës 04:20, është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë.
“Lidhur me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku me rekomandim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në Shtërpcë, më 15 shtator rreth orës 13:45, është konstatuar vdekja e një personi mashkull, shtetas kosovar.
“Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.
Në Gjilan, më 15 shtator rreth orës 21:20, është raportuar se një person mashkull, shtetas kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë.
Rastet janë duke u trajtuar dhe hetuar nga autoritetet përkatëse.