Katër shqiptarë dyshohet se u rrahën nga serbët në Mitrovicën veriore
Katër djem nga Kamenica kishin vendosur që 28 nëntorin ta festonin në sheshin “Car Llazar” të Mitrovicës së Veriut. Në mesin e këtyre flamujve të Serbisë sipas burimeve jozyrtare ata shpalosën flamurin e Shqipërisë. Por, pas gjithë kësaj ngjarje, ata i zuri sherri. Si pasojë e sulmit, njëri nga ta e ka të thyer hundën […]





Katër djem nga Kamenica kishin vendosur që 28 nëntorin ta festonin në sheshin “Car Llazar” të Mitrovicës së Veriut.
Në mesin e këtyre flamujve të Serbisë sipas burimeve jozyrtare ata shpalosën flamurin e Shqipërisë. Por, pas gjithë kësaj ngjarje, ata i zuri sherri.
Si pasojë e sulmit, njëri nga ta e ka të thyer hundën e tjetri është lënduar në kokë nga goditjet me gurë.
Të njëjtit kanë përfunduar në Spitalin e Mitrovicës Jugore për ndihmë mjekësore e dy të tjerët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Drejtoresha e këtij Spitali dha detaje për gjendjen e të lënduarve.
“Dy persona janë sjellë nga Policia së veriut për t’i ofruar ndihmë mjekësore pasi që kanë pësuar lëndime nga rrahjet siç thuhet nga komuniteti serb por që ato lëndime kanë qenë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Luljeta Zhubi – Drejtoreshë e Spitalit.
E se po hetohet rasti e konfirmuan edhe nga Prokuroria e Mitrovicës.
“Lidhur me rastin nga policia është njoftuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkani, i cili ka udhëzuar Policinë që rasti të hetohet, dhe të ndërrmerren të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e këtij rasti .Rasti është duke u hetuar nga policia ne koordinim me PTH në Mitrovicë”, kanë deklaruar Prokuroria e Mitrovicës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në orën 16 e 40 të së hënës derisa Policia e Kosovës nuk ka qenë e qasshme për të dhënë detaje të tjera.




















