Katër shqiptarë në mesin e viktimave të aksidentit me trena në Greqi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njofton se nga aksidenti mes dy trenave në Greqi në mesin e viktimave janë dhe katër shqiptarë

Aksidenti me trena në Larisa të Greqisë më 1 mars 2023.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njofton se nga aksidenti mes dy trenave në Greqi në mesin e viktimave janë dhe katër shqiptarë.

“Në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare. Ata janë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato”, ka deklaruar Ministria e Jashtme.

Intritucionet shqiptare kanë bërë të ditur të ditur se po presin rezultatet e ADN-së edhe për një shtetas tjetër shqiptar që është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij dhe policia greke.

Nga përplasja e dy trenave kanë vdekur të paktën 57 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë. Në mesin e të lënduarve janë edhe tetë shtetas shqiptarë, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Ata po marrin trajtim të specializuar mjekësor në spitalin e Larisës në Greqi.

Shqipëria ka shpallur ditë zie kombëtare ditën e diel, më 5 mars, për të nderuar viktimat e këtij aksidenti. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike në Shqipëri, flamujt do të ulen në gjysmështizë.

Në Greqi janë duke vazhduar ende operacionet e shpëtimit dhe pritet identifikimi edhe i një personi tjetër.

Ky aksident, për të cilin Qeveria ia ka lënë fajin gabimit njerëzor, ka nxitur zemërim dhe protesta në Greqi.

Ministri grek i Transportit dha dorëheqje pas përplasjes së trenave, ndërsa në vend është hapur një debat i madh mbi sigurinë në transportin hekurudhor. REL

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika