Policia e Kosovës ka njoftuar se më 15 prill, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Kosovës, janë ndaluar katër këmbësorë, shtetas të Serbisë, pasi në çantat e dorës të tyre janë zbuluar gjithsej 51.170 euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollimit të detajuar, secili prej udhëtarëve kishte mbi 10 mijë euro në para të gatshme.

“Me datën 15.04.2025, rreth orës 15:30, në pikëkalimin kufitar në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të katër udhëtarëve, këmbësorë shtetas të Serbisë, në çantat e tyre të dorës iu janë gjetur në total 51.170 (pesëdhjetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë) banknota euro të padeklaruara, ku secili nga udhëtarët kishin më shumë se 10,000 euro veç e veç.

Lidhur me këtë rast veprimet e mëtejme janë ndërmarrë nga zyrtarët doganorë, me ç’rast është shqiptuar kundërvajtja doganore”, thuhet në njoftim.